|
ONLINE ВЕРЗИЈА |
|
ПЕЧАТЕНА ВЕРЗИЈА |
|
DITA NDERKOMBETARE E REFUGJATEVE – 20 KORRIKU
REFUGJATET DHE TE ZHVENDOSURIT PRESIN TE KTHEHEN NE VATRAT E TYRE
Shtate vjet nga kriza kosovare dhe pese nga perfundimi i konfliktit ne vend, Maqedonia akoma ballafaqohet me problemin e personave te zhvendosur brenda vendit dhe refugjatet. ne vend ende ka mbi 2.000 persona te cilet nuk jane kthyer ne shtepite e tyre, te brengosur nga ngjarjet luftarake, te cilat i detyruan t’i braktisin vatrat e tyre dhe te kerkojne te reja, vende te sigurta per jetese.
Vuajtjet e tyre vazhduan edhe me tej per shkak te pasigurise me zgjidhjen e statusit te Kosoves per disa, ndersa per te tjeret frika dhe pasiguria te vazhdojne te jetojne me fqinjet e tyre dhe t’i falin njeri tjetri per te kaluaren. Kete vit, per problemet e tyre perseri folen organizatat joqeveritare, ndersa si rast e shfrytezuan 20 qershorin, Diten Nderkombetare te Refugjateve.
Si jetojne personat e zhvendosur?
Kater familje nga Haracina te cilet jane te vendosur ne Ambasaden e Pare te Femijeve ne Bote “Megjashi”, kete vit i mbushin pese vjet qe kur per here te pare kane hyre ketu. Nga 16 persona, sa qe jane te regjistruar, tete jane femije. Gjate pese viteve te kaluara ketu kane lindur tre foshnja, e ketu i kremtojne edhe ditelindjet e tyre. Ata me te rriturit ende pyesin per shtepite e tyre dhe i kujtojne ato, ndersa me te vegjlit, jane mesuar me me kushtet ne ambasaden dhe nuk deshirojne perseri ta nderrojne shtepine.
Beti Gjorgjeviq nga Haracina jeton ne njeren nga dhomat e ambasades, bashke me bashkeshortin e saj dhe dy vajzat. Nga tetori i vitit te kaluar ata nuk jane te regjistruar si persona te zhvendosur dhe prandaj nuk marrin ndihme nga Ministria e Punes dhe Politikes Sociale. U kane sqaruar se jane cregjistruar nen supozimin se e kane shitur shtepine, edhe pse Beti thote se nuk eshte ashtu. Per shkak te vullnetit te mire te njerezve ne ambasade, ata do te mbeten ketu deri ne shtator, derisa nuk perfundojne pergatitjet rreth ndertimit te shtepise se re ne lagjen Belimegove. Beti rrefen se Agjencia Evropiane per Rikonstruim u ka siguruar material ndertimor, por edhe ato ua kane vjedhur. Edhe pse me heret shkonin ta vizitojne shtepine, tani me nuk shkojne, pasiqe sic thote ajo vazhdimisht e demtojne ose vjedhin gjera nga shtepia.
“Nga Haracina dolem me 8 qershor. Nuk deshirojme te kthehemi prapa per shkak se nuk ndjehemi te sigurt, e me se shumti per shkak te femijeve. Kur perfundoi konflikti, nuk u kthyem per shkak te shperthimeve ne Haracine, e tani popullata lokale kerkon nga ne ta shesim shtepine”, rrefen Beti. “Haracina per mua eshte rrefim i perfunduar, per te cilen edhe nuk dua te perkujtohem”, thote ajo.
Edhe ajo, si dhe fqinjet e saj ne ambasade, gjendet si te mundet dhe si di, pasiqe nuk jane ne listat e personave te zhvendosur. Per dallim nga bashkeshorti i saj, Beti nuk punon. Dy vajzat e saja shkojne ne shkollen me te afert, tetevjecaren “Luben Lape”. Shume pak i kujtojne perjetimet nga konflikti. “Une u rrefej ndonjehere. Vajza me e vogel nuk di, por me e madhja i permend disa ngjarje”, rrefen Beti.
Personave te zhvendosur u vjen keq per marredhenien e shtetit
Numri i personave te zhvendosur brenda vendit ne Maqedoni nga rajonet e krizes ne Kumanove, Tetove dhe Shkup nga viti ne vit pakesohet. Nga mbi 30.000 persona te zhvendosur te regjistruar ne vitin 2001, sot numri i tyre eshte zvogeluar ne 726. Ne vitin 2002 numri i personave te zhvendosur ishte rreth 8.000, ne vitin 2003 jane regjistruar 3.177, derisa ne vitin 2004 jane evidentuar 2.372 persona te zhvendosur, te vendosur ne qendrat kolektive dhe ne strehim privat. Komisariati i Larte per Refugjate ne vitin 2001 kumtoi se rreth 70.000 njerez nga shteti kane shkuar ne Kosove, ndersa 6.000 persona ne Serbi. Nuk dihet saktesisht sa eshte numri i atyre qe jane kthyer prapa.
Ne Ministrine e Punes dhe Politikes Sociale jane regjistruar 726 persona te zhvendosur brenda vendit, nga te cilet 501 jane vendosur ne qendrat kolektive, ndersa 225 ne shtepi private.
Megjithate, edhe krahas zvogelimit te numrit te zhvendosurve, ata qe kane mbetur ne qendrat kolektive nuk jane te kenaqur nga menyra qe shteti i trajton ata. Ata ankohen ndaj sjelljes injorante te shtetit per shkak te cregjistrimit te dhunshem ne qendrat kolektive, si dhe demshperblimin e pamjaftueshem qe e kane marre per shtepite, per te cilen gje ngriten kontest gjyqesor. Personat e zhvendosur paralajmeruan se jane te gatshem qe per problemin e tyre t’i drejtohen Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut. Sipas tyre, Ministria e Punes dhe Politikes Sociale ka vepruar ne menyre jo korrekte per shkak se i ka cregjistruar nga lista e personave te zhvendosur me arsyetimin se i kane shitur shtepite edhe pse thone se nuk eshte ashtu. Te zhvendosurit nuk jane te kenaqur edhe nga menyra se si eshte bere vleresimi i shtepive te demtuara.
Si eshte gjendja me refugjatet
Nga mbi 100 mije refugjate te cilet nga kriza kosovare erdhen ne shtet, tani zyrtarisht jane regjistruar 2.032. Pjesa me e madhe prej tyre jane rome, ashkali dhe egjyptas, te vendosur ne shtepi private. Per ata ende kujdeset Komisariati i Larte per refugjate – UNHCR ne bashkepunim me autoritetet maqedonase. Ne UNHCR jane te pakenaqur per shkak te sjelljes se shtetit, per te cilin thone se duhet ta marre perkujdesjen ndaj tyre.
“Situata nuk ka ndryshuar dramatikisht. Numri i refugjateve nga Kosova eshte rreth 2.000, me perjashtim te nje refugjati nga Afganistani. Te gjithe refugjatet jane nga Kosova, nga te cilet me se shumti jane rome, shkali dhe egjyptas. Jane vendosur privatisht ne Shuto Orizari, ne Tetove dhe ne Kumanove”, thote perfaqesuesja e UNHCRit ne vend, Ketrin Voker. Ajo eshte e bindur se ardhmeria e refugjateve kosovar do te ndricohet nga fundi i vitit kur pritet te zgjidhet statusi i Kosoves. “Statusi i Kosoves mund t’ju mundesoje refugjateve te kthehen me shpejt ne shtepite e tyre. Gjate vitit 2005 120 prej tyre jane kthyer ne shtepite e tyre, ndersa nje numer i tyre i vogel u kthyen ne Serbi. Gjate dy viteve te fundit 150 u kthyen ne Kosove”, sqaroi Voker.
Ajo thote se UNHCR organizon vizita te perkohshme per refugjatet me cka u ndihmon t’i tejkalojne kujtimet me qellim t’ua lehtesojne kthimin ne shtepi. “I morem refugjatet dhe i dergojme ne mjediset e tyre ne Kosove, u ndihmojme te bisedojne me njerezit atje, te shohin si eshte situata, e te mos mbeshteten vetem ne thashetheme. Disa u kthyen ne kete menyre, te tjeret u kthyen pasiqe shtepite e tyre u rindertuan”, thote ajo.
Sipas saj, deri me tani 28 refugjate e kane fituar statusin e refugjateve te pranuar, ndersa 1.230 llogariten si persona nen perkujdesje humanitare. Problem te vecante, thote ajo, eshte sjellja e Ligjit per azil, refugjatet kosovare jane llogaritur si persona nen perkujdesje humanitare, ndersa statusi i tyre vazhdimisht ka qene i reviduar nga Qeveria. Tani, me ligjin e ri, ata udhehiqen si persona ne perkujdesje humanitare, por vetem me periudhe te kufizuar prej 12 muajve.
“Ndihma jone nuk mund te zgjate pergjithmone. Cdo vit presim qe Qeveria ta marre persiper pergjegjesine, ndersa ne ta zvogelojme ndihmen”, mendon perfaqesuesja e UNHCR-it.
Ndihma e tyre perbehet prej te hollave per strehim dhe shpenzime mujore, 2.000 denare per ushqim per nje te rritur, 1.500 per anetar te mitur. Refugjatet marrin edhe tri pako ne vjet me materiale higjienike, derisa ne muajt e dimrit u jepen edhe te holla per ngrohje.
Rreth 50 milione njerez ne bote jane viktima te shpernguljeve te dhunshme
Rreth 50 milione njerez ne bote jane viktima te zhvendosje te dhunshme, ndersa 14 milione jane “refugjate” ne kuptimin konvencional te fjales – njerez te cilet e kane braktisur shtepine ose vendin e tyre qe te ikin nga shperngulja e dhunshme, konflikti i armatosur ose dhuna, perkujtoi me kumtese Ambasada e Pare e Femijeve ne Bote “Megjashi”, duke e perkujtuar Diten Nderkombetare te Refugjateve – 20 Qershorin. Ata potencojne se me shume se gjysma nga numrat zyrtar kane te bejne me femijet, ndersa ketij numri mund t’i shtohet edhe numri i madh i te zhvendosurve te cilet nuk kane asnje forme te ndihmes nderkombetare.
“Pothuaj dy te tretat nga refugjatet ne bote jane nga Lindja e Mesme ose nga Afrika. Gjysma nga refugjatet jane nga rajonet e: Palestines, Afganistanit ose Irakut. Mes dhjete rajonet udheheqese me refugjate jane Siera Leone, Somalia, Sudani, Serbia dhe Mali i Zi, Angola, Kroacia dhe Eritrea”, theksojne nga “Megjashi”.
Ne kumtese ata theksojne se ne Ambasaden e Pare te Femijeve “Megjashi” akoma jane te perkujdesur aket familje ose gjithsej 16 persona te zhvendosur nga Haracina. Nga ata, shtojne ne Ambasaden, asnje familje nuk deshiron te kthehet ne vendin nga jane larguar.
|
|
|
|
Крај на почетокотТоа што треба да го изнесам во овој простор, не е вообичаениот став , туку коментар за последниот број на „Граѓански свет” во оваа форма.
|  |
Кампањата “Учиме за ЕУ”
Прашањето за уставното име на Македонија го засени интересот за УнијатаШто е Европска Унија? Кои се земјите членки на ЕУ? Која е целта на проширувањето на ЕУ? Кои се симболите и химната на ЕУ? Зошто е создадена Европската Унија? Ова се некои од прашањата кои им се поставуваат на основците и средношколците од 102 училишта во земјава, како дел од кампањата “Учиме за ЕУ”, којашто ја реализираат Секретаријатот за европски прашања во Владата и Министерството за образование и наука. |  |
Реализирана најголемата еколошка акција кај нас
Македонија засади над два милиони саднициНад 2 милиони садници засадени во еден ден е апсолутниот рекорд кој го постигнаа граѓаните на Македонија на 12 март, Денот на дрвото. Во граѓанската акција “Ден на дрвото - засади ја својата иднина” учествува околу 200.000 граѓани, вклучувајќи ги и децата од градинките, учениците, студентите и дипломатите. Граѓанската акција за пошумување на Македонија од самиот почеток ја иницира еден од нашите најпознати уметници, оперскиот пејач Борис Трајанов, а вклучени беа и близу 170 познати имиња од јавниот живот, меѓу кои и Калиопи, Каролина Гочева, Индира Кастратовиќ, Бубо Каров и други. |  |
Катерина Хаџи-Мицева
Кодекси на добро однесувањеКодексот на добро однесување се дефинира[1] како доброволен договор помеѓу неколку организации со заеднички интерес, за одредени принципи или стандарди на однесување, коишто даваат насоки, или пак се обврзувачки за организациите, развиен преку заедничко учество и соработка во донесувањето. Бидејќи кодексот е механизам кој се донесува доброволно и е вид на саморегулирање, начинот на неговото спроведување мора однапред да биде одреден и механизмите треба да бидат вградени во кодексот |  |
Граѓанска организација Англунипе - Тетово
Факултативната настава на ромски јазик - препознатлива активностГраѓанската организација „Англунипе” од Тетово дејствува во областа на развојот на образованието на ромската популација и на човековите и материјалните ресурси на Ромите во земјава. Се залага за вклучување на Ромите во институциите на системот, за надминување на проблемите на заедницата на локално и на национално ниво. Освен програми за образование, спроведува и програми за развој на економските ресурси и за унапредување на правата на децата Роми и на жената Ромка |  |
Донација
Нов парк од Космофон за штитениците на заводот во Демир КапијаСпецијалниот завод за лицата со посебни потреби во Демир Капија доби нов спортско-рекреативен парк, донација од компанијата Космофон. Паркот е изграден во дворот на заводот на површина од 280 метри квадратни. Неговите штитеници ќе можат да се рекреираат на игралишта за ракомет и мал фудбал, во посебниот дел со нишалки, патеки од павер-елементи и фонтана, а целата околина е засадена со зеленило |  |
Проект на Биосфера од Битола
Уреден дворот на Домот за доенчиња и мали децаВо изминатите седум месеци Центарот за едукација и заштита на животната средина и природата Биосфера од Битола работи на проектот “Со љубов за нашите деца”, чија цел е прибирање средства од локални извори за просторно уредување на дворот на Домот за доенчиња и мали деца во Битола |  |
|
|