Последно издание Контакт Нарачка преку e-mail
Архива
Коментар
Настани
Граѓанско општество
Деца
Студенти
Здравство
Животна средина
Календар
Прашања и одговори
Балкан-експрес
Европа
Свет
Тема
Репортажа
Интервју
Погледи
Претставување
Публикации
Историјат на граѓанското општество
Луѓе
Мобилизација на ресурси
Искуства од регионот
Избор
Прва страница
Документи и публикации
Документи
Извештаи
Публикации
Водичи
НВО САЕМ
Настани
Галерија
Архива
Архива на онлајн вести
2003
2004
2005
2006
2007
2008
Адресари
Луѓе од граганскиот сектор
Проекти на граѓанските организации во Македонија
Адресар на верските заедници во РМ
Адресар на граѓанските организации во Македонија
Адресар на општини во Република Македонија
Билтен на МЦМС
Билтен за меѓурелигиска соработка
Перспективи
Граѓански практики
Контакт






ONLINE ВЕРЗИЈА
ПЕЧАТЕНА ВЕРЗИЈА

  Алб

   

ELEKTROEKONOMIA NE MAQEDONI MES SHITJES DHE PROTESTAVE

 
QEVERIA DHE OPOZITA NE SKAJET E SPEKTRIT, NE MES – POPULLI!

Teme qendrore ne opinionin maqedonas me muaj prapa eshte shitja e EEM. Pushteti pohon se shitet vetem EEM – pjesa e distribuimit, derisa opozita thote se behet fjale per shitje te teresishme te Elektroekonomise se Maqedonise. protesta, bllokada, tribuna, frike e qytetareve nga shtrenjtimi drastik i energjise elektrike, jane dukuri te cilat e ndjekin kete privatizim, e cila eshte fakt se ngriti shume pluhur pasiqe i privatizuan firmat ne pesembedhjete vitet e fundit ne vendin tone. Teme qendrore per dhe rreth shitjes se EEM eshte transparenca, nese Qeveria deri ne fund i ka shfaqur qellimet e veta, cili eshte cmimi? 

Nga ana tjeter eshte opozita e cila paralajmeron se shitja e EEM-se ne kete menyre eshte e demshme, por pushteti perkujtonte kur opozita ishte ne pushtet ne vitin 2002, njerezit e pare te atehershem ishin te gatshem ta shesin EEM-se bile edhe me marreveshje te drejtperdrejte. Por, mbetet fakti se qeveria e tanishme nuk deshiron te zbardhet cfare permban marreveshja shitblerese qe do ta nenshkruaje me pronarin e ri te “Distribucionit”, si dhe me cilin cmim do te ishte e kenaqur, por eshte e gatshme te beje leshime te vecanta ne dokument, per te cilin nuk tregon se cfare rendesie ka ai.

Qeveria eshte me qellime te fshehta ose opozita deshiron te fuse huti tek qytetaret? Ndersa e gjithe kjo, kuptohet ndodhe disa muaj para zgjedhjeve, keshtu qe qytetareve te rendomte, ne fund te fundit u duket e rendesishme se cili do te jete cmimi i rrymes elektrike, pas cdo deklarate, qofte e pushtetit, qofte e opozites, mbeten te hutuar. Ne nderkohe banoret e Shkupit, ballafaqohen me bllokada te organizates joqeveritare “Zeri per drite”, e cila cdo dite i bllokon rruget kryesore te kryeqytetit ne shenje protesti per shitjen e EEM-se – me sakte, per menyren se si shitet. Disa qytetare i mbeshtesin protestat e “Zerit per drite”, disa jane merzitur nga bllokadat dhe mendojne se ne kete menyre nuk mund te zgjidhet asgje, ndersa pyetja e cila edhe me tej ri pezull se sa eshte transparent procesi i privatizimit te EEM-se, ku do te investohen te hollat e fituara nga shitja, sa do te jete llogaria per rrymen elektrike qe do ta marrim pas shitjes se EEM? Pyetjet jane bombastike, ndersa nderkohe pati edhe venie te lendes shperthyese dhe shperthimit te vertete para “Elektro-Shkupit”. Rrefimi per shitjen e EEM-se vazhdon, por askush nuk di ne cilin drejtim, vetem te shpresojme se nuk do te na shpie ne erresire te plote.
 

Qeveria dhe opozita – si gjithnje, dy skaje te ndryshme

“Procesi i privatizimit te EEM-se eshte procesi me transparent i privatizimit ne Republiken e Maqedonise. Kjo qeveri zbatoi transformim te domosdoshem te EEM-se dhe shprehu gjest te mire, duke e pranuar mendimin e opinionit te vendit dhe te eksperteve per ndryshimin e modelit te privatizimit...Segmente te tjera qe duhet te sqarohen ne menyre plotesuese jane ceshtjet per monopolin dhe cmimin e energjise elektrike. Sipas asnje logjike nuk ekziston rrezik nga monopoli natyror, pasi qe ketu eshte Komisioni rregullues, si dhe ne cdo vend tjeter. Pervec kesaj, me formimin e bashkesise energjetike te Evropes Juglindore, konsumuesit e medhenj do te kene mundesi  te zgjedhin nese energjine elektrike do ta blejne ne vend ose jashte, ndersa per disa vjet do te themelohen edhe operator tjere sistemor te distribuimit. Sa i perket cmimit te rrymes, duhet te potencoj se kjo aspak nuk eshte pjese nga privatizimi i EEM-se”, shkruan Vllado Buckovski ne kolumnen e tij “Tensioni i larte me dy arshine” ne gazeten ditore “Utrinski vesnik” ne numrin nga 11/12 shkurti i vitit 2006.

Ne numrin e njejte te “Utrinski vesnik” ne kollumen paralele “Transparenca jotransparente” per shitjen e EEM-se lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, shkruan: “Kur shitet kompania me e madhe ne Maqedoni, kompani shteterore, plus edhe monopoli, nuk mund e te mos e parashtrojme pyetjen pse shitet. Ne kete pyetje ka dy pergjigje, te cilat i plason Qeveria. E para se tani kemi pagese te ulet te rrymes dhe e dyta se nevojiten te holla per investime... Shkaku i dyte eshte me tragjikomik. Te hollat nga shitja e EEM-se ne menyre te drejtperdrejte do te shkojne ne rezervat devizore dhe asgje nga ato nuk do te shkoje ne investime per zhvillimin e EEM-se, as nje investime per zhvillimin e vendit, ne infrastrukturen e saj e tjera (hekurudha, rruge, ujesjelles, shkolla...) Qytetari i rendomte maqedonas nuk ka pothuaj kurrfare informata zyrtare nga Qeveria rreth asaj se cfare ndodhe ne kete sektor dhe si do te ndikojne ato mbi jeten e perditshme dhe ekonomine e vendit...”
 

Mes protestave, frikes dhe perkrahjes

Tani per tani banoret e Shkupit i ndjejne vetem bllokadat, kohen e kthimit te tyre dhe shkuarjen nga dhe drejt shtepise e akomodojne sipas protestave te paralajmeruara, kane kujdes ku jane stacionet e perkohesishme, shumica jane nervoze.

“Mendoj se me bllokada nuk arrihet asgje. Vetem krijohet kaos ne komunikacion, njerezit jane te lodhur, u ka ardhur deri te hunda vetem me rrefime, nese Qeveria ka planifikuar dicka ate edhe do ta beje. Ne ketu nuk mund te bejme asgje, e dikush edhe e bllokon edhe ashtu kete komunikacion kaotik ne Shkup, thite Sllavica S., shkupjane ne moshe te cilen e takuam para bllokadave te “Zerit te drites” kur perpiqej te marre vesh cila eshte marshuta e re e autobusit qe shkon ne lagjen e saj.

“Mendoj se te gjithe kane frike nga shitja e EEM-se, me sakte nga cmimi i ri i energjise elektrike. Pa telefon mund te rrime, por cfare do te beni pa rryme ose si do t’i paguani llogarite e larta me rroge prej 220 eurosh, e cila nuk eshte e rregullt, e te mos flas per pensionistet te cilet nuk marrin as nje qind euro ne muaj. E sakte eshte se ka kaos ne komunikacion per shkak te protestave, por cfare kaosi do te ndodh kur Shkupi do te jete ne erresire sepse vetem te zgjedhurit do te mund t’i lejojne vetes energji elektrike, e te gjithe te tjeret per shkak te llogarive te papaguara do te rrine ne erresire. Po, do t’u isha bashkangjitur atyre qe protestojne, por nuk jam e pregaditur  te rrezikoj. As qe mund te dal nga puna, as qe dua dikush te me fotografoje, e pastaj te me bejne shantazh, sic u ndodhi disave”, e tha mendimin e saj nepunesja dyzetvjecare Vesna, e cila as qe do te fotografohet, e as qe do te thote mbiemrin e saj.

Nga njera ane e spektrit Qeveria, nga ana tjeter opozita, ndersa mes tyre jane banoret dhe organizatat joqeveritare, mendime te eksperteve.

“Shume shpesh i kemi shprehur verejtjet tona lidhur me shitjen e pasurive te shtetit tone, gjegjesisht EEM – Distribuimi”, thote Romeo Josifoski nga organizata joqeveritare “Zeri i drites”. “Si e para, mendojme se ky proces i privatizimit do te nxite nje shok te madh ekonomik, te cilin me se shumti do ta ndjejne qytetaret e Maqedonise, e te jejtin do ta ndjeje edhe ekonomia maqedonase. Mendojme se me procesin e privatizimit do te krijohet monopol, e me ate do te vije deri te rritja e cmimit te energjise elektrike, duke mos e marre parasysh situaten ekonomike ne te cilin momentalisht gjenden banoret e vendit. Mendojme se procesi i privatizimit zhvillohet shume shpejt, gjegjesisht miratohen ligje me procedure te shpejtuar, e aspak nuk dihet se si ne praktike do te funksionojne ato ligje. Mes tjerash, opinioni i pergjithshem ekspertesh, si nga fusha e energjetikes, ashtu edhe nga fusha e ekonomise, i shfaqin qeverise cfare pasojash do te kene qytetaret pas privatizimit te EEM- Distribuimi. Arsyetimi i Qeverise se EEM-ja privatizohet per shkak te pageses se ulet te llogarive nuk eshte logjike. Atehere le te nderrohet ekipi menaxhues i kompanise dhe problemi me pagesen do te zgjidhet”, potencoi Josifoski.

Ne pyetjen pse pikerisht anetaret e “Zeri i drites” vendosen me bllokadat, Josifoski thote se me te gjitha menyrat jane perpjekur qe ta shprehin revoltin e tyre nga vendimi i Qeverise, e mes menyrave tjera eshte jane edhe bllokadat. Se bllokadat shkaktojne nervoze edhe te pushteti, tregon edhe deklarata e ministrit te Financave, Nikolla Popovski, i cili deklaroi se cmimi i EEM-se do te hie per shkak te protestave dhe bllokadave, por Josifoski kete deklarate te Popovskit e llogarit per gaf, te cilin nuk do ta komentoje. (Popovski ne nje nga deklaratat e tija paralajmeroi se cmimi do te jete me i ulet nga 80 deri 100 milione euro).

Edhe pse “Zeri i drites” eshte organizate joqeveritare, fitohet pershtypja se sektori joqeveritar nuk ka qendruar plotesisht prapa kesaj organizate joqeveritare, por Josifoski kete e mohon, duke thene se shume organizata nga sektori civil i kane dhene mbeshtetje, por shumica e kane vene nenshkrimin e vet ne deklaraten e perbashket kunder shitjes se EEM-se. “Ne jemi te kenaqur edhe nga masiviteti i protestave, e mendojme se do te ishin edhe me masovike nese pushteti nuk i fotografonte targat e veturave te atyre qe protestojne dhe nese nuk behen presione konstante. Sa i perket asaj se na lidhin me parti te caktuara, kjo nuk eshte dicka e re. Na lidhnin edhe me sherbime kunderzbuluese, e pse te mos na lidhin edhe me parti nga pozita ose nga opozita. Ne te vertete, ky eshte vit zgjedhor dhe kjo pritej”, thote ai.


Saga maqedonase vazhdon

Qeveria, mendon se protestat afatgjate te “zerit te drites” vec me hyjne ne faze tjeter, e llogarisin se me bllokadat e shkelin edhe Ligjin e vjeter te ndryshuar per tubime publike, me cka nga kjo organizate joqeveritare do te kerkohet pergjegjesi penale. Por, anetaret e kesaj organizate civile mendojne se tubimet jane bere ne pajtim me Ligjin, keshtu qe nuk ka baze per kallezim penale.

Protestat e “zerit te drites” nuk pushuan as me 17 shkurt kur ne Shkup arriten perfaqesuesit Oli Ren dhe Zhoze Manuel Baroso. Protestuesit u dorezuan leter perfaqesuesve nga Evropa se protesta nuk eshte drejtuar kunder tyre, por kunder shitjes se “EEM-Distribuimi”.

Pas kesaj, arriten edhe paralajmerime nga kompani te tjera qe jane te interesuara per tenderin per  shitje te EEM-se dhe se deshirojne te shtyhet afati per dorezimin e ofertave per dy jave. Ta ndryshojne mendimin, grumbullimi i dokumentacionit apo tjeter? Saga maqedonase per shitjen e EEM-se vazhdon... A do te na ngrohe dielli evropian apo do te fundosemi ne erresiren ballkanike, mbetet te shohim!
Линкови
Граѓански организации и фондации
Медиуми
Институции
Регион и свет
Странски организации и претставништва во РМ
Сервиси
Огласи за обуки
Слободни работни места
Конкурси
























НОВОСТИ
Крај на почетокот
Тоа што треба да го изнесам во овој простор, не е вообичаениот став , туку коментар за последниот број на „Граѓански свет” во оваа форма.
Кампањата “Учиме за ЕУ”
Прашањето за уставното име на Македонија го засени интересот за Унијата
Што е Европска Унија? Кои се земјите членки на ЕУ? Која е целта на проширувањето на ЕУ? Кои се симболите и химната на ЕУ? Зошто е создадена Европската Унија? Ова се некои од прашањата кои им се поставуваат на основците и средношколците од 102 училишта во земјава, како дел од кампањата “Учиме за ЕУ”, којашто ја реализираат Секретаријатот за европски прашања во Владата и Министерството за образование и наука.
Реализирана најголемата еколошка акција кај нас
Македонија засади над два милиони садници
Над 2 милиони садници засадени во еден ден е апсолутниот рекорд кој го постигнаа граѓаните на Македонија на 12 март, Денот на дрвото. Во граѓанската акција “Ден на дрвото - засади ја својата иднина” учествува околу 200.000 граѓани, вклучувајќи ги и децата од градинките, учениците, студентите и дипломатите. Граѓанската акција за пошумување на Македонија од самиот почеток ја иницира еден од нашите најпознати уметници, оперскиот пејач Борис Трајанов, а вклучени беа и близу 170 познати имиња од јавниот живот, меѓу кои и Калиопи, Каролина Гочева, Индира Кастратовиќ, Бубо Каров и други.
Катерина Хаџи-Мицева
Кодекси на добро однесување
Кодексот на добро однесување се дефинира[1] како доброволен договор помеѓу неколку организации со заеднички интерес, за одредени принципи или стандарди на однесување, коишто даваат насоки, или пак се обврзувачки за организациите, развиен преку заедничко учество и соработка во донесувањето. Бидејќи кодексот е механизам кој се донесува доброволно и е вид на саморегулирање, начинот на неговото спроведување мора однапред да биде одреден и механизмите треба да бидат вградени во кодексот
Граѓанска организација Англунипе - Тетово
Факултативната настава на ромски јазик - препознатлива активност
Граѓанската организација „Англунипе” од Тетово дејствува во областа на развојот на образованието на ромската популација и на човековите и материјалните ресурси на Ромите во земјава. Се залага за вклучување на Ромите во институциите на системот, за надминување на проблемите на заедницата на локално и на национално ниво. Освен програми за образование, спроведува и програми за развој на економските ресурси и за унапредување на правата на децата Роми и на жената Ромка
Донација
Нов парк од Космофон за штитениците на заводот во Демир Капија
Специјалниот завод за лицата со посебни потреби во Демир Капија доби нов спортско-рекреативен парк, донација од компанијата Космофон. Паркот е изграден во дворот на заводот на површина од 280 метри квадратни. Неговите штитеници ќе можат да се рекреираат на игралишта за ракомет и мал фудбал, во посебниот дел со нишалки, патеки од павер-елементи и фонтана, а целата околина е засадена со зеленило
Проект на Биосфера од Битола
Уреден дворот на Домот за доенчиња и мали деца
Во изминатите седум месеци Центарот за едукација и заштита на животната средина и природата Биосфера од Битола работи на проектот “Со љубов за нашите деца”, чија цел е прибирање средства од локални извори за просторно уредување на дворот на Домот за доенчиња и мали деца во Битола
Еколозите против нанотехнологијата во прехранбената индустрија
Еколошката групација “Пријатели на планетата Земја” (ФОЕ) повика да се воведе мораториум на користењето на нанотехнологијата во прехранбениот синџир, укажувајќи дека недоволно е истражено влијанието врз човековото здравје и природната средина
 

©MCMS - designed by KOMA