ME DY SHKURT FILLOI DEKADA NDERKOMBETARE E ROMEVE 2005-2015
JETE ME E MIRE PER PAKICEN ME TE MARGJINALIZUAR NE EVROPE
Sipas burimeve zyrtare ne Maqedoni jetojne 65.000 rome. Pjesa me e madhe prej tyre, 85 per qind, jetojne nga ndihma sociale, ne vendbanime pa infrastrukture te duhur, ne kushte substandarde, te izoluar nga popullata tjeter, ndersa shumica per shkak se nuk kane dalje tjeter lypin. Nga 400 femije te regjistruar ne rruge te gjithe jane rome.
Dekada rome 2005-2015 do te duhej te jete kthese per 12 milione rome, te cilet jane pakica me e varfer ne Evrope, vazhdimisht ne margjinat e ngjarjeve shoqerore, ne shume vende te diskriminuar, te rrahur ne rruge vetem per shkak se kane ngjyre tjeter te lekures, pakica e vetme ne Evrope e cila akoma jeton ne geto. Me dy shkurt me konferencen ne kryeqytetin bullgar, Sofje, edhe zyrtarisht filloi Dekada nderkombetare rome 2005-2015. Qellimet e dekades jane inkuadrimi i romeve ne jeten shoqerore, arsimimi i tyre, zvogelimi i varferise, si dhe permiresimi i kushteve te jetes. Por, me cfare starti e priten dekaden romet nga Maqedonia?
Sipas burimeve zyrtare, ne Maqedoni jetojne 65.000 rome. Pjesa me e madhe e tyre, 85 per qind, jetojne nga ndihma sociale, ne vendbanime pa infrastrukture te nevojshme, ne kushte suburbane, te izoluar nga popullata tjeter, ndersa shumica per shkak se nuk kane rrugedalje tjeter merren me lypje. Nga 400 femije te regjistruar ne rruge te gjithe jane rome. As pasqyra per shkallen e arsimimit te romeve nuk eshte me e mire. Nga 7.868 rome te cilet jane regjistruar ne shkolle, arsimimin fillor nuk e kane perfunduar as 600 nxenes. Numri me i madh i skamnoreve maqedonas jane nga familjet rome. Vetem pese per qind nga romet jane te punesuar ne sipermarrje shteterore, dhe ate ne vende te punes me pak te paguara. Megjithate, me e keqja eshte se rrefimi rom perseritet – nga gjenerata ne gjenerate. Gjenden ne reth magjeps nga i cili nuk ka dalje...
“Jetoj buze Vardarit me gruan dhe pese femijet ne nje shtepize nga teneqeja dhe kartoni. Nuk e di a mund te quhet shtepi e vertete. Jo, dysheme nuk kemi, e ajo qe me pyet...ndonje inf... nuk mund as ta shqiptoj. Mendoni per rrymen, ujin? Jo, nuk kemi rryme, uje marrim, per te lare nga Vardari, ndersa per te pire nga cezmat me te aferta publike. Femijet nuk shkojne ne shkolle. E, ndonjehere lypim, ndonjehere, nese gjejme leter, e shesim”, thote tridhjete vjecari Alil Arievski, i cili thote se eshte analfabet, se bashkeshortja e tij me femijen me te vogel lypin neper ndertesa, ndersa femijet e tjere kohe pas kohe lypin neper lagjet e Shkupit, e nese gjejne uje dhe lecke kohe pas kohe i fshijne dritaret e veturave ne udhekryqe. Me te vegjlit nga familja Arievski disa muaj ishin edhe ne Shtepine e femijeve pa kujdes. “Nuk mund t’i le atje pergjithmone. I kam femije. Ndoshta atje kane ushqim dhe shtrat, por une nuk mundem pa ato...”, thote bashkeshortja e Alilit.
Romet te cilet jane banoret me te varfer ne vend, sic eshte Maqedonia, ku ka mbi 35 per qind papunesi, ballafaqohen edhe me nje problem, me diskrimin te qete. Edhepse deshirojme te krenohemi me ate se romet ne Maqedoni jane me te integruar ne krahasim me vendet tjera te Evropes Juglindore, megjithate ata jane te diskriminuar kur eshte ne pyetje punesimi, proceset gjyqesore ose gjate perleshjeve me organet kompetente te policise. Hulumtimet tregojne se popullata jorome ne Maqedoni me nencmim i shohin romet, e keshtu bile 59 per qind nga te anketuarit jane shprehur se kane averzion ndaj romeve. Me humbjen e stereotipeve per romet a mund te ndryshohet edhe marredheniet e popullates jorome ndaj romeve?
“Mendoj se ne, romet, mund te deshmojme se mundet edhe ndryshe, se nuk duhet te lypim ose te jetojme nga meshira e huaj. Duhet te kuptojme se vetem arsimimi do te na ndihmoje te dalim nga rrethi magjeps ne te cilin prinderit analfabet i edukojne femijet, te cilet poashtu do te mbeten pa shkolle, nga arsyeja qe nuk ka kush t’i drejtoje ne rrugen e vertete. Mundemi aftesite tona natyrore t’i ngrejme ne nivel akademik. Per shembull, te gjithe thone se romet jane muzikal, i duan kenget tona. Ja, une vendosa kete aftesi te lindur te romeve ta ngre ne nivel akademik”, thote Bilen Eminov, student i Akademise se muzikes, i cili cdo dite vjen ne qendren “Romaversitas” te Institutit Shoqeria e Hapur – Maqedoni. Bilen Eminov eshte nje nga 64 studentet stipendiste te ketij fondacioni, ne te cilin poashtu stipendojne edhe 256 nxenes te shkollave te mesme, 900 filloriste, si dhe 179 femije ne institucionet parashkollore ne gjithe Maqedonine.
Pyetja e cila parashtrohet eshte si romet ta bejne hapin e madh – si nga grupi i margjinalizuar shoqeror te behen anetare te barabarte ne shoqeri, te inkuadruar ne institucionet e sistemit?” Vetem me perpjekje te perbashketa do te arrihen qellimet e dekades rome. Kjo do te thote se nuk mund te pritet qe romet vete, pa ndihmen e askujt, t’i tejkalojne te gjitha veshtiresite, e nuk mundet as popullata jorome t’u thote romeve ‘prej neser do te jetoni ashtu si ne mendojme se duhet’. Mendoj se puna e sektorit qytetar eshte vecanerisht e rendesishme per dekaden rome, e theks i vecante i ehste vene bashkepunimit te organizatave qytetare rome me asociacionet tjera nga sektori qytetar”, thote Vladimir Lazovski nga Qendra Maqedonase per Bashkepunim Nderkombetar, bashkepunetor i programit “Arsimimi i aplikuar per romet e rinje”, programe e cila realizohet ne 11 qytete ne vend.
Fakt eshte kjo qe vijon. Romet ne Maqedoni kane parti te veta politike, perfaqesues te tyre ne kuvend, media te tyre, ndersa te vetmit ne Evrope kane edhe komune te veten, Shuto Orizare, me mbi 30.000 banore. Por, fakt eshte se kjo komune eshte me e varfera ne Maqedoni, e cila eshte pa infrastrukture te nevojshme, me numer me te madh te rasteve sociale, me dy shkolla fillore, ne te cilat kushtet per pune jane te mjera, me ambulance e cila nuk funksionon, ndersa ne kete komune nuk ka mbrojtje shendteesore primare.
“Atje ku fillojne lagjet rome, atje perfundon anfrastruktura. Romet nuk kane vendbanime te perhershme, ato jane lene pas dore ne Maqedoni. Prandaj shpresoj se Dekada rome nuk do te mbetet vetem ne leter dhe se dekada me te vertete do te kontribuoje per statusin me te mire te romeve. Njekohesisht, mendoj se decentralizimi me sukses do te zbatohet edhe ne komunen e vetme rome, pasiqe pikerisht decentralizimi do t’i forcoje pozitat e strukturave lokale, te cilat do te mund te ndikojne mbi cilesine e jetes te gjithe banoreve”, sqaroi Nezhdet Mustafa, deputeti i vetem rom.
Ashtu si shume pune te tjera (te mos themi te gjitha) varen nga te hollat, eshte e dukshme se edhe suksesi i Dekades rome do te varet nga ndihma financiare e shtetit. Njeherit, Dekaden rome nuk do ta financojne organizatat nderkombetare, por qeverite e tete vendeve nga Evropa Qendrore dhe Juglindore te cilat jane inkuadruar ne ate. Ata do te duhet te gjejne mjete per zbatimin e strategjive te pergatitura per romet ose ne rastin e fundit te shpresojne ne kredi te volitshme nga Banka Boterore.
Ministria e Punes dhe Politikes Sociale pergatiti edhe propozim-strategji per romet ne Republiken e Maqedonise.
“Kur flitet per zgjidhjen e problemit te romeve, ne kete duhet te shihet si ne proces i cili pritet te zgjate me gjate me qellim qe me te vertete te tregohen rezultatet. Kjo do te thote te involvuarit ne kete proces, Qeveria, bashkesia rome dhe perfaqesuesit e tyre, si dhe opinioni i gjere maqedonas, te periqen qe t’i realizojne detyrat te cilat jane parashtruar ne Strategjine”, thote Natasha Gaber Nga Instituti per Hulumtime Sociologjike dhe Politiko-Juridike, e cila bashke me Aneta Jovevska eshte perpiluese e Strategjise nacionale per integrimin e romeve. “Romet jane kategoria me e goditur. Ndersa, si per kategori me te goditur nuk mund te flitet per nje problem, por per nje numer te madh te tyre. Personalisht mendoj se problemi me urgjent eshte strehimi, ndersa me ate jane lidhur arsimimi, shendetesia dhe punesimi. Ndryshime pozitive ne keto fusha patjeter do ta nxisin permiresimin edhe ne fushat tjera”, theksoi Gaber.
Dekada rome rrjedh. Shumica e romeve as e dine e as kane degjuar per kete. Shumica prej tyre shpresojne per te neserme me te mire dhe shohin si ta mbijetojne diten. Por, shumica prej tyre e kane bere hapin e vertete. E kane mbaruar shkollen e mesme, jane regjistruar ne fakultet, jane punesuar dhe vazhdimisht persosen. Deshmojne se romet munden, se romet dine.
INTEGRIMI I ROMEVE NE SLLOVAKI DHE NE MAQEDONI NGA EBEN FRIDMAN MAQEDONIA – SHTETI I VETEM KOMBETAR NE BOTE E CILA E KA NGRITUR GJUHEN ROME NE PERDORIM ZYRTAR
“Nese shumica e regjimeve postkomuniste te perbashket e kane ate se ‘me kokefortesi refuzojne t’i njohin Jevgjit si pakice nacionale, bile as si grup etnik’, si dhe ‘perpjekjet e perhershme qe te zvogelohet rendesia statistikore e bashkesise jevge’, atehere Maqedonia paraqet perjashtim edhe sipas dy gjerave themelore (Dimitrievic 1993:66).
Regjistrimi maqedonas nga viti 1994, jo vetem qe e paraqet Maqedonine si shtet modern nacionaln ballkanik, me numer me te madh te gjuheve te pakicave te pranuara, por e bene Maqedonine si ‘shtetin e vetem nacional ne bote e cila e ngre gjuhen rome ne nivel te zbatimit zyrtar’. Rendesia e perdorimit te tille te gjuhes rome nuk qendron vetem ne legjitimimin e tij si identitet te vecante rome, por poashtu edhe ne perparimin e standardizimit te gjuhes rome per perdorim zyrtar edhe jashte nevojave te regjistrimit”. (Eben Fridman, “Integrimi i romeve ne Sllovaki dhe ne Maqedoni – analize komparative”, Qendra Maqedonase per Bashkepunim Nderkombetar, Shkup 2005).
“Duhet te pranoj se derisa jetoja ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk kisha aspak mundesi te njihem me dike qe i takon pakices rome”, thote Eben Fridman, politikolog amerikan. ‘Gjithsesi, degjoja per jevgjit, ne nje konotacion negativ. Por, kur erdha ne Slloveni dhe i njoha romet, fitova nje fotografi krej ndryshe per ata. Ata jane njerez me te gjitha dobesite dhe te mirat e tyre, sikur edhe ne, por hulumtimin e fillova per shkak se ne Slloveni hetova se popullata rome jeton vecmas nga popullata jorome. Me interesonte pse eshte kjo keshtu. Hulumtimet i kreva ne disa vende, por u perqendrova ne Maqedoni dhe ne Sllovaki si dy kunderthenie – ne Maqedoni si shtet ku romet jane me mire te integruar dhe ne Sllovaki ku jane tejet te diskriminuar, ku ata bukvalisht jetojne ne geto, ndersa ne rruge mund te rrihen nga nacionalistet sllovak dhe askush te mos i kerkoje fajtoret. Ne Maqedono nuk mund te ndodhe nje gje e tille. Bile edhe fjala e keqe jevgji ne Maqedoni me pak perdoret dhe ia leshon vendin fjales rome”, sqaroi Fridman gjate qendrimit ne Shkup.
Eben Fridman i cili punon ne Qendren Evropiane per Ceshtje te Pakicave ne Flensburg, Gjermani, dhe i cili edhe me tej merret me ceshtjen rome, edhe ate kryesisht ne Maqedoni dhe popullaten rome ne Evropen Lindore postkomuniste.
Maria Kuka
|